Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Tirana plas “bombën” e merkatos, vjen firma me ish-mbrojtësin e Chelsea-t

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tirana plas “bombën” e merkatos, vjen firma me
Tirana - Chelsea

Joseph Colley është futbollisti më i ri i Tiranës. Pasi mbylli aventurën e tij me Wisla Krakow në Poloni, mbrojtësi 27-vjeçar ka nisur një rrugëtim të ri me “bardheblutë” në Superiore.

ZYRTARE/ Tirana plas “bombën” e merkatos, vjen firma me
Joseph Colley kur ishte pjesë e Chelsea

Me Tiranën, futbollisti nga Gambia ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që klubi kryeqytetas s’ka shpenzuar asnjë “kacidhe” për të, për shkak se Colley ishte lojtar i lirë.

Kujtojmë se 27-vjeçari e ka nisur karrierën në Suedi me IF Bromma, ndërsa është aktivizuar edhe me akademinë e Chelsea-t. Më vonë, Colley ka luajtur me Chievo Verona dhe Sirius.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Poll

Lexo gjithashtu