
Ermir Rashica
Pasi e konfirmoi dhe vetë lojtari, Skënderbeu tashmë i ka dhënë lamtumirën Ermir Rashicës. Sulmuesi 20-vjeçar do të largohet nga klubi korçar për të vazhduar aventurën e tij të re në Ukrainë tek FC Metalist 1925.
Në një postim në faqen zyrtare, Skënderbeu ka njoftuar largimin e Rashicës dhe i shpreh falenderimet sulmuesit.
“Faleminderit Ermir Rashica!
KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin ukrainas FC Metalist 1925 për transferimin e sulmuesit Ermir Rashica.
Klubi i Futbollit Skënderbeu falenderon Ermirin për kontributin e dhënë dhe i uron sa më shumë suksese në karierrën e tij.”, shkruan Skënderbeu.
Poll