Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Pritjes i vjen fundi, talenti shqiptar ia bën “BUM” me transferimin te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pritjes i vjen fundi, talenti shqiptar ia bën “BUM” me
Tirana

Merkatoja  e janarit, ka ardhur “vrullshëm”, në ekipin e Tiranës, kjo pasi nuk kanë munguar hyrjet e reja në ekipin e trajnerit Ardian Nuhiu. Në fakt kampi “bardheblu” forcoi mbrojtjen, me futbollistin Diar Halilin vetëm 3 ditë më parë.

Ndërsa sot klubi i Tiranës ka njoftuar edhe prezantimin zyrtar të Halilit. Një mikëpritje e cila u zhvillua në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”, në kuadër të afrimit të mbrojtësit 22-vjeçar.

Afrimi zyrtar i Halilit, mbrojtësi i cili ka luajtur për ekipin e Prishtinës, u njoftua edhe me anë të postimit të vetë klubit në rrjetin social “Facebook”.   

Poll

Lexo gjithashtu