Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Përleshje fizike në stërvitje, klubi i Flamurtarit PËRJASHTON përfundimisht kapitenin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Përleshje fizike në stërvitje, klubi i Flamurtarit
Flamurtari

Përpos formës së dobët dhe mungesës së rezultateve në Superiore, te ekipi i Flamurtarit ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë.

Në stërvitjen e sotme, futbollistët Idriz Batha dhe Cristian Nunez kanë debatuar me tone të ashpëra dhe më pas situata ka degraduar në konflikt fizik.

Nuk ka vonuar reagimi i Flamurtarit. Klubi vlonjat ka marrë vendimin ekstrem përmes njoftimit në rrjetet sociale, ndërprerjen e kontratës me Idriz Bathën, të cilit i ishte besuar edhe shirit i kapitenit. Ja njoftimi i plotë:

“Deklaratë zyrtare: Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha. Për Klubin tonë fanella, respekti dhe disiplina janë mbi të gjitha!”   

Poll

Lexo gjithashtu