Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Një ish i Serie A në radhët e Egnatias, mesfushori prezantohet te kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një ish i Serie A në radhët e Egnatias, mesfushori
Altin Kryeziu gjatë prezantimit te Egnatia

Altin Kryeziu është futbollisti më i ri i Egnatias. Mesfushori 23-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Laçin, për të nisur një të re me kampionët e Superiores.

Me rrogozhinasit, Kryeziu ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ai ka një të shkuar të pasur, pasi ka luajtur në Serie A me Torinon. Gjithashtu është aktivizuar për Kranj, SPAL, Virton, Tabor Sezan dhe Maribor.

Njoftimi i Egnatias:

Bordit tonë i shtohet një mesfushor .Altin Kryeziu ka firmosur kontratën për dy vitet e ardhshme. Mirë se erdhe dhe suksese!

 

Poll

Lexo gjithashtu