
Leon Pohls
Leon Pohls është futbollisti më i ri i ekipit të Vllaznisë. Portieri 28-vjeçar ka mbyllu aventurën e tij me Shamrock Rovers në Irlandë, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.
Portieri gjerman ka firmosur me Vllazninë një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Megjithatë, në këtë kontratë është edhe opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit edhe me një tjetër vit.
Pohls e ka nisur karrierën e tij në Gjermani me Norderstedt. Ndërkohë që ka laujtur në SHBA, Angli dhe Irlandë. 28-vjeçari ka veshur fanellën e Storm King, Hudson Catholick, IMG Academy dhe i2i Academy.
Poll