Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nga Skënderbeu në Rusi, Dinamo shkakton "TËRMET" në Superiore me bomberin e “Dardanëve”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Skënderbeu në Rusi, Dinamo shkakton
Presidenti i Dinamos Adrian Bardhi dhe sulmuesi Bernard Berisha

Dinamo e Ilir Dajës me siguri do të jetë në “valle” për titullin kampion në Superiore në edicionin 2025-2026 dhe kjo faktohet nga transferimi i fundit. Klubi dinamovitë ka njoftuar në rrjetet sociale se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin anësor Bernard Berisha.

Eksperinca e 33-vjeçari pritete të luajë një rol shumë të rëndësishëm në projektin e trajnerit Ilir Daja. Berisha ka djerësitur më herët fanellë e klubeve si Besa e Pejës, Besa, Skënderbeu, përpara se të kalonte në Rusi te Anzhi, Terek Grozny dhe Akhmat Grozny, pa harruar kombëtaren e Kosovës.

Së fundmi kishte mbetur pa klub: “Bernard Berisha vishet blu! Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu. Sulmuesi i njohur kosovar sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë…

Ai ka luajtur me Kombëtaren e Kosovës dhe në Rusi. Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja”.  

       

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga