Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nga kampionët tek Dinamo, mbrojtësi bëhet pjesë e kryeqytetasve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga kampionët tek Dinamo, mbrojtësi bëhet pjesë e
Luan Pinari & Ysni Ismaili

Dinamo ka përforcuar prapavijën me një transferim nga ekipi i Vorës. Klubi kryeqytetas i Shqipërisë ka arritur akordin me Ysni Ismailin, i cili do të jetë nën urdhrat e Ilir Dajës për sezonin e ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Dinamo përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Ysni Ismaili, zyrtarisht blu!

Ysni Ismaili është zyrtarisht pjesë e Dinamo City. Mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur kontratën me klubin  tonë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Ai aktivizohet  në linjën e djathtë dhe vjen te 18 herë kampionët e Shqipërisë nga Vora. Më parë ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë. Ismaili është përforcimi i parë i "Nëndetëses" në këtë merkato vere.”, shkruan Dinamo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga