Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nga Brazili në Shqipëri, Vora prezanton një mesfushor

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Brazili në Shqipëri, Vora prezanton një mesfushor
Gabriel Silva

Vora vazhdon me përforcimet edhe ditën e sotme. Skuadra e Arian Bellaiut ka zyrtarizuar një mesfushor.

Gabriel Silva është futbollisti më i ri që i është bashkuar skuadrës. Braziliani do të jetë një vlerë e shtuar për Bellai në këtë sezon që skuadra po luan në Superiore.

“Mirë se vjen Gabriel Silva

Kemi kënaqësinë të njoftojmë afrimin e mesfushorit Gabriel Silva, i cili i bashkohet ekipit tonë.

Gabriel Silva vjen me eksperiencë të spikatur në futbollin brazilian, duke qenë më herët pjesë e Grêmio dhe Coritiba, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Hercílio Luz.

Me aftësitë e tij teknike dhe përvojën, ai pritet të shtojë vlerë dhe cilësi në skuadrën tonë.

Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë”, ka shkruar klubi i Vorës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu