Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Mbylli aventurën në Hungari, Albi Doka rikthehet në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mbylli aventurën në Hungari, Albi Doka rikthehet në
Albi Doka

Tashmë është zyrtare, Albi Doka vishet bardhekuq. Mbrojtësi 27-vjeçar ka vendosur të rikthehet në Superiore, teksa është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i ekipit të Skënderbeut. Doka ka firmosur me korçarët një kontratë 3-vjeçare.

Doka mbylli aventurën e tij me Ujpest në Hungari dhe ishte në kërkim të një ekipi gjatë merkatos së verës. Duke qenë se është futbollist pa kontratë, ishte ende në kohë të firmoste me bardhekuqtë.

Mbrojtësi i djathtë është një emër mjaft i njohur në Superiore ku fitoi gjithçka me Tiranën me të cilën ia doli të kapte edhe Kombëtaren shqitpare.

Doka ka qenë më parë një objektiv i Skënderbeut, në fillimet e tij me Tiranën, por pa u realizuar diçka. Ai vjen tani si një përforcim tepër i rëndësishëm për trajnerin Gvozdenovic dhe debutimi pritet të bëhet ndaj Teutës pas pauzës së kombëtareve.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga