Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Lider i ekipit, mesfushori "i plas bombën” Teutës dhe njofton largimin nga Durrësi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lider i ekipit, mesfushori "i plas bombën” Teutës
Teuta

Matias Lloci nuk do të jetë më futbollist i Teutës për këtë sezon. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

25-vjeçari largohet kështu prapritur nga durrsakët, ndërsa falenderon të gjithë për mundësinë e dhënë. Lloci u bë pjesë e durrsakëve në verën e vitit të kaluar, teksa kishte kontratë me “Djemtë e Detit” deri në qershor të 2026.

Nuk dihet ende se cila ësht arsyeja e këtij largimi, me futbollistin që nuk ka treguar arsyen në postimin e tij.

“Të dashur familja KF Teuta, ndërsa mbyll këtë kapitull të karrierës sime, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ju në KF Teuta. Të vishja këtë fanellë dhe të përfaqësoja klubin ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm. Shokëve të skuadrës, faleminderit për betejat  që luftuam së bashku, për orët e panumërta stërvitje dhe për kujtimet branda dhe jashtë fushës. Trajnerëve dhe stafit, faleminderit për besimin, udhëzimin dhe mbështetjen që më ndihmuan të rritem si lojtar dhe si person. Dhe tifozëve faleminderit për pasionin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur.

KF Teuta do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Largohem me respekt dhe mirënjohje të plotë për këtë klub, dhe gjithmonë do të mbaj me vete mësimet dhe përvojat që fitova këtu në të ardhmen. Jam mirënjohës për gjithçka që ndamë së bashku. I uroj klubit suksese të vazhdueshme në vitet që vijnë dhe do të jem gjithmonë krenar që kam qenë pjesë e familjes KF Teuta. Me mirënjohje dhe respekt, Matias Lloci”, shkruhet në postim.

ZYRTARE/ Lider i ekipit, mesfushori "i plas bombën” Teutës
 

 

Poll

Lexo gjithashtu