Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Largim me “peshë” nga Tirana, sulmuesi prezantohet te skuadra e re

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Largim me “peshë” nga Tirana, sulmuesi prezantohet te
Emmanuel Ernest (d)

Emmanuel Ernest nuk është më lojtar i Tiranës. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me bardheblutë, teksa do të vazhdojë karrierën në Algjeri.

Saktësisht te skuadra e USM Alger, me të cilët ka firmosur një kontratë 1 vjeçare. Gjithashtu me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër në fund të sezonit.

“USM Alger njofton nënshkrimin e sulmuesit ndërkombëtar liberian Emmanuel Ernest me një kontratë njëvjeçare, të rinovueshme.

Mirë se erdhe, Ernest. Të urojmë çdo sukses dhe shkëlqim në fanellën e ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Padiksutim që largimi i tij nga Tirana lë një “boshllëk” të madh në ekip, pasi siç dihet Ernest ishte një nga liderët e bardhebluve në sezonin e kaluar. Tashmë Vangjel Miles i duhet të bëjë llogaritë pa Ernest.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by USM Alger - إتحاد العاصمة (@usmaofficiel)

Poll

Lexo gjithashtu