
Herald Marku, Aldrit Oshafi, Lorenc Trashi dhe Sodiq Atanda
Sodiq Atanda nuk është më pjesë e ekipit të Flamurtarit. Mbrojtësi nigerian ka vendosur të largohet nga vlonjtatët vetëm pas 1 viti aventurë me ta, në Kategorinë e Parë.
Tashmë, pas ngjitjes në Superiore është vetë futbollisti që ka njoftuar largimin.
“Që nga sot nuk jam më lojtar i Flamurtarit. Falënderoj presidentin, stafin, shokët e ekipit dhe tifozët e mrekullueshëm. Ju uroj gjithë të mirat”, shkruan Atanda në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Atanda ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar. Para se të transferohej te Flamurtari, nigeriani 31-vjeçar ka luajture për Erzenin, Egnatian, Partizanin dhe Apoloninë.
View this post on Instagram
Poll