
Te ekipi i Flamurtarit nuk kanë të ndalur largimet në masë. I fundit është sulmuesi Trimror Selimi. Pikërisht lojtari në fjalë ka bërë të ditur se ka shkëputur bashkëpunimin me ekipin vlonjat përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.
24-vjeçari bën me dije se nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit në vigjilje të sezonit të ardhshëm. Në edicionin që lam pas, Selimi regjistroi 18 ndeshjes mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, e përkthyer me 3 gola.
“Me anë të këtij postimi, dua t’ju njoftoj se pas përfundimit të kontratës, më nuk do të jem pjesë e Flamurtari F.C- Vlorë. Falenderoj te gjithë stafin e klubit për bashkëpunim, duke filluar nga kryesia, trajnerët, bashkë lojtarët dhe tifozët!”, ka shkruar Selimi.