Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Kryegolashënuesi i Laçit njofton largimin: Më vjen keq që nuk i arritëm qëllimet tona këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kryegolashënuesi i Laçit njofton largimin: Më vjen keq
William Cordeiro

Pas shumë vitesh qëndrimi në Superiore, Laçi ra nga Kategoria këtë sezon. Ekipi kurbinas u rendit në vendin e dhjetë, dhe së fundmi po vazhdojnë largimet e disa prej lojtarëve të rëndësishëm të ekipit.

I fundit që ka njoftuar lamtumirën nga skuadra e Laçit është William Cordeiro. Përmes një mesazhi në rrjetet e tij sociale, golashënuesi më i mirë i kurbinasve me 9 gola, ka falenderuar klubin dhe presidentin Laska.

“Fundi i një cikli. Kalova dy sezone me këtë fanellë, në të cilat isha shumë i lumtur. Dua të falënderoj të gjithë në këtë klub, presidentin Pashk Laska, Dario Pali dhe të gjithë ekipin e tij, dhe të falënderoj të gjithë tifozët që na kanë mbështetur gjithmonë.

Më vjen keq që nuk i arritëm qëllimet tona këtë sezon, por do të mbështes që klubi të kthehet në vendin që i takon, që është Superliga. Faleminderit shumë.”, u shpreh Cordeiro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by William Cordeiro (@williamcordeiro26)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga