Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Egnatian e doja që në merkaton e verës”, Dajsinani shpallet lojtari i ndeshjes: Me Vllazninë na ka ecur gjithmonë

Shkruar nga NEWSPORT
“Egnatian e doja që në merkaton e verës”, Dajsinani
Mario Dajsinani

Egnatia u kualifikua në finale të Superiores pas barazimit pa gola ndaj Partizanit. Në përfundimin e takimit, lojtari më i mirë i takimit u zgjodh Mario Dajsinani i cili doli në prononcim për mediat.  

“Ishte një ndeshje që ishim pak në presion sepse ishin dy rezultate. Në fund kishim atë ankthin pasi Partizani arriti të sulmojë, por shyqyr ia dolëm dhe tashmë jemi në finale. Shpresojmë dhe në ndeshjen e fundit të bëj sa më mirë dhe t’ia shpërblej besimin që kanë pasur tek unë ekipit.

Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur të vij këtu. Edhe presidenti i ekipit kishte dëshirë, edhe unë doja që në verë të transferohesha. Egnatia është një trampolinë për të bërë një hap jashtë Shqipërisë.

Nuk është se kishte shumë raste, portieri aty duhet, në ato pak raste që ka t’i japë qetësi ekipit dhe të marrë rezultatin. Me Vllazninë, Egnatias i ka ecur gjithmonë të shohim tashmë në finale”, u shpreh Dajsinani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga