
Naser Aliji
Dhimbja ditën e sotme ka “kapluar” familjen e Naser Alijit. Ky i fundit ka dhënë lajmin e trishtë orët e para të këtij mëngjesi.
Është ndarë nga jeta xhaxhai i lojtarit dinamovit, duke tronditur të gjithë familjarët e mbrojtësit. Aliji nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shpreh ngushëllimet e tij.
“Allahu na bashkoftë në xhenet Haxhi axha”, ka shkruar futbollisti i Dinamos. Vlen të theksohet se ky lajm për të vjen menjëherë pas humbjes së Dinamos kundër Vllaznisë në gjysmëfinalen e “Final – Four”.
“Blutë” u mposhtën 2-1 nga shkodranët dhe eliminohen kështu nga gara për titullin kampion të këtij sezoni.

Poll