
Manchester United dhe Tottenham janë shumë pranë finales së UEFA Europa League. Triumfi në këtë kompeticion do t’i dërgonte në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm sipas rregullores së UEFA-s.
Mirëpo, me këtë rregullore nuk është aspak dakord ish-trajneri, Arsene Wenger. Tashmë në rolin e Shefit të Zhvillimit Global të Futbollit, Wenger tha se kjo gjë është e palogjikshme, përderisa dy ekipet janë në vendin e 15-të dhe 16-të në Premier League.
"Nuk e kuptoj pse duhet që Tottenham ose Manchester United të shkojnë në Champions sezonin tjetër nëse fitojnë Europa League dhe në renditjen e kampionatit janë në vendet 15 dhe 16... Ata duhet të kualifikohen thjesht në grupet e Europa League sezonin tjetër", tha Arsene Wenger.