Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Isha gati të fitoja Euro 2020 me Italinë”, rrëfehet Raphinha: Po përgatitej gjithçka, pasaporta italiane u vonua dhe …

Shkruar nga NEWSPORT
“Isha gati të fitoja Euro 2020 me Italinë”, rrëfehet
Raphinha

Raphinha këtë sezon është padiskutim një nga futbollitët më të mirë. Braziliani po bën paraqitje fantastike e Barcelonën, duke udhëhequr katalanasit drejt fitoreve, ndërsa janë shumë afër fitimit të tripletës.

Por së fundmi ai ka zbulur diçka mjaft të veçante dhe shumë të papritur. 28-vjeçari ka zbuluar se ka qenë shumë afër kalimit te Italia për Euro 2020, ku “Axurrët” u shpallën edhe kampionë Europe. Por sipas Raphinas pasaporta italiane u vonua dhe kjo bëri që më pas t’i bashkohej Brazilit.

Në fakt në deklaratën e tij shprehet gjithashtu se pavarësisht gjithçkale që po bëhej gati për të veshur fanelën e Italisë, thellë thellë priste dhe besonte se do të mund të luane për brazilin.

“Isha shumë afër pranimit të ftesës nga kombëtarja italiane, isha gati të shkoja! Do të shkoja në Kampionatin Evropian që fituan në vitin 2020. Në thelb isha gati të shkoja.

Në atë pikë, njerëzit nga kombëtarja italiane po më telefononin. Jorginho më telefononte gjatë gjithë kohës. Stafi italian kishte këtë projekt të mrekullueshëm për mua, diçka që më tërhoqi vërtet vëmendjen.

Por në të njëjtën kohë, thellë-thellë, ende kisha atë një përqind shpresë se mund të vishja fanellën e Brazilit. Dhe për fat të mirë, pasaporta ime italiane nuk u përgatit në kohë”, ka theksuar titullari i katalanasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga