
Ivan Gvozdenovic do të vazhdojë të qëndrojë te Elbasani. Klubi vetëm pak minuta më parë ka bërë të ditur se trajneri serb do të vazhdojë projektin e tij në krye të verdhebluve.
Palët mes tyre duken mjaft të kënaqura dhe në këtë mënyrë bashkëpunimi mes tyre do të zgjasë minimalisht edhe 1 sezon tjetër. Vlen të theksohet se timonieri serb e mori drejtimin e Elbasanit nga mesi i kampionatit, ndërsa luftoi deri në ndeshjen e fundit për të siguruar një vend në “Final – Four”.
Pas mbylljes së kampionatit, Elbasani u rendit në vendin e 5-të me 50 pikë, 3 më pak se Partizani ndaj të cilit humbi në ndeshjen e fundit të Superiores. Pavarëisht kësaj, drejtuesit janë bindur nga Gvozdenovic dhe i kanë besuar sërish skuadrën për sezonin e ri.
“PROJEKTI VAHZDON… ????
Ivan Gvozdenovic, "timonier" i verdhebluve në sezonin e ardhshëm. ????????
#IvanGvozdenovic
#FORCAELBASAN”, shkruhet në postimin e Elbasanit.
View this post on Instagram