
Trajneri i Partizanit Skënder Gega ka dalë në zonën e prononcimeve pas eliminimit nga “Final 4”, ku nuk mundën të mposhtnin dot Egnatian dhe si paosjë e renditjes gjatë sezonit të rregull, Partizani e mbyll këtu rrugëtimin:
“Jam i kënaqur, besojë se dhamë gjithëçka. Janë gjëra që gjithmonë kanë një sens. Egnatia vinte me një puls të madh, barazimin. Falenderojë tifozët, ekipi dha maksimumin.
Është pak e vështirë kur luan me dy rezultate, edhe pak riskt. Deri në minutën e 25 nuk patëm ekuilibrat e duhura. Pjesa e dytë ishte pak më ndryshe. Mesfusha nuk ishte në nivel e duhur, kjo edhe për shkak të lodhjes, patëm pengesat tona. Me pasën e fundit kishim mundësi të zgjidhnim ndeshjen, por ky është futbolli.
Nuk arritëm siç duhte në fazën ofensive. Kote në fakt nuk e kërkonte shumë topin. Nuk funksionojë gjërat ashtu siç kishim parashikuar. Duhte tei japim meritë edhe Egnatias, prandaj jam i kënaqur.
Kështu është futbolli. Mërzitem kur nuk lujmë futboll të bukur. Patjetër jam i mëriztur, unë kam ëndërrat e mija, dhe klubi, po ashtu edhe tifozët. Duhet ta pranojmë realitetin. I uroj suksese edhe ekipeve të tjera. Mendojë që Jeleke dha maksimumin. U munduam nëpërmjet Kekos.
Ndërrimet gjithmonë gjykohen. Nuk i kemi alternativat shumë të mëdhaja. Ekipi është një grup fëmjësh. Vazhdimësi? Të gjithë do bëjmë një analizë. Klubi është një ndërmarrje e madhe, prandaj objektivat duhet të jenë realiste. Kemi nevojë për përforcime”, tha Gega.