Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Mbyllet me sukses edicioni i parë i kursit UEFA C në Durrës, diplomohen 28 trajnerë të rinj

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllet me sukses edicioni i parë i kursit UEFA C në Durrës,
Kursi UEFA C, Durrës

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C, i organizuar për herë të parë nga FSHF në zonën e Durrësit, u përmbyll me sukses me diplomimin e 28 pjesëmarrësve, mes të cilëve edhe 5 vajza. Interesi për kursin ishte i lartë, me pjesëmarrës që vinin jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga qytetet përreth.

Në ceremoninë e diplomimit të organizuar nga FSHF morën pjesë përfaqësues të Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës dhe Sektorit të Edukimit në FSHF. Ky kurs është një hap tejet i rëndësishëm për përgatitjen profesionale të trajnerëve të rinj që punojnë në akademitë e zonës së Durrësit.

Kursi nisi më 13 janar dhe zgjati rreth katër muaj, me leksionet e zhvilluara në qytetin e Durrësit. I gjithë programi u zhvillua sipas standardeve të UEFA-s, teksa qëllimi është rritja e numrit të trajnerëve të kualifikuar, për të ngritur nivelin e futbollit në vend.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga