
Egnatia
Tashmë zyrtare edhe nga Egnatia, Flamur Ruçi është futbollisti më i ri i kampionëve. Edhe pse dihej prej javësh, klubi rrogozhinas nga konfirmuar sot transferimin e mesfushorit.
Ruçi mbylli aventurën e tij me Bylisin, për të nisur një të re me kampionët e Superiores. Ndërkohë që me Egnatian, mesfushori 23-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028.
“Flamur Ruçi pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë tju njoftojmë se mesfushori ka nënshkruar kontratën për tre vitet e ardhshme.Mirë se erdhe dhe suksese!”, shkruan klubi rrogozhinas.
Poll