
Bruno Telushi, Arinaldo Rrapaj, Christian Mba dhe Edon Hasani
Bruno Telushi nuk do të jetë më pjesë e Elbasanit. Për shkak të dëmtimeve të shumta, mbrojtësi i verdhebluve dhe klubi kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga klubi i Superiores. Elbasani i uron suksese në të ardhmen, teksa e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën verdheblu.
Njoftimi i Elbasanit:
Faleminderit “Kali”!
AF Elbasani njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Bruno Telushi. Marrëveshja është zgjidhur nga të dyja palët kështu duke mbyllur një kapitull të suksesshëm midis ekipit verdheblu dhe Telushit.
Familja verdheblu e falenderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen.
Poll