Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Ka luajtur me Ajax dhe Dinamo Zagreb, klubi i Superiores “SHTANG” rivalët me sulmuesin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur me Ajax dhe Dinamo Zagreb, klubi i Superiores
Logot e Ajax Amsterdam, Dinamo Zagreb dhe Superiores

Para pak minutash, klubi i Bylisit ka njoftuar në rrjetet sociale afrimin e sulmuesit kroat Robert Muric. Gjatë merkatos së janarit, 30-vjeçari i dha fund aventurës te klubi i Mura në Slloveni, ndërsa ka një “CV” të pasur.

Muric ka luajtur me moshat e Dinamo Zagreb, ndërsa arritjen më të madhe, përkon te Ajax Amsterdam U-21. Po ashtu, ka qenë pjesë e Braga B, sikurse te ekipi i Konyaspor në Superligën turke.

Sipas “Transfermarkt”, kartoni i sulmuesit të djathtë shkon në 300 mijë euro. Tashmë, trajneri i Bylisit Mirel Josa, do të ketë më shumë opsione në fazën ofensive, ndërsa sezoni ka hyrë në fazën përcaktuese. Në 27 javë të luajtura, skuadra ballshiote mban vendin e 7-të me 27 pikë, shumë pranë “zonës së ftohtë”.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

 

Poll

Lexo gjithashtu