
Peter Itodo
Peter Itodo është larguar zyrtarisht nga Dinamo për një aventurë të re në Ukrainë. Sulmuesi që shkëlqeu me kryqeytetasit në Superiore sezonin që lamë pas, është transferuar tek Metalist 1925.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra ukrainase nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. me shitjen e Itodo Mandelës, Dinamo ka përfituar 700 mijë euro, gjysmat e të cilave do shkojnë në arkat e Luzit.
Sulmuesi nigerian ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Metalistin, aty ku do të luajë me sulmuesin Ermir Rashicën. Në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e kaluar, Itodo shënoi 21 gola.
View this post on Instagram
Poll