Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Ilir Daja “BLINDON” sulmin, Dinamo “i rrëmben” Egnatias bomberin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ilir Daja “BLINDON” sulmin, Dinamo “i
Dinamo

Dinamo ka zyrtarziuar para pak minutash blerjen më të re, fjala është për Saliou Guindo. Ai së fundmi kishte firmosur me Egnatian, por duket se është bindur nga projekti i dinamovitëve. Pas Bernard Berishës, trajnerit Ilir Daja i shtohet një tjetër “armë” në sulm, aty ku objektivi kryesorë i Dinamos përkon me fazën e grupeve në Conference League.

Me shumë gjasa sulmuesi 28-vjeçar do të jetë gati për duelin e parë në Poloni kundër Jagiellonia. “Saliou Guindo është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Futbollisti 28-vjeçar ka bërë prezantimin me fanellën e Dinamo City dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Pas Bernard Berishës, presidenti Adrian Bardhi bën një tjetër goditje, duke kompletuar sulmin blu me një element të rëndësishëm.

Guindo e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, pasi është aktivizuar me disa skuadra, së fundi me Egnatian. Ai ka pasur po ashtu edhe disa eksperienca në kampionate të tjera të huaja. Mirë se vjen dhe suksese me fanellën blu, Saliou Guindo!”, shkruan klubi i Dinamos në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga