Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Përballja me BATE Borisov, Elbasani merr "mesazhin" nga rivalët e Superiores (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja me BATE Borisov, Elbasani merr "mesazhin" nga
Elbasani - Conference League

Sonte në mbrëmje, Elbasani do të zbresë në fushë për aktin e parë të kualifikueseve të Conference League, përballë BATE Borisov. 

Krahas shumë futbollistëve që do të jenë gatshëm për trajnerin Ivan Gvozdenovic, një shans për aktivizim do të kenë dhe dy futbollistët Bernard Karrica dhe Marjo Bajramaj, të cilët erdhën nga Vora në formë huazimi vetëm për këto sfida europiane.

Pikërisht, ekipi i Superiores, ka publikuar një mesazh në kuadër të këtij takimi të rëndësishëm për nënkampionët, ku i urojnë suksese lojtarëve. 

"Suksese djemve tanë në sfidën ndaj BATE Borisov në kualifikueset e UEFA Conference League! Ju urojmë një paraqitje sa më të mirë dhe shumë fat. Na bëni krenarë", shkruan Vora. 

Përballja me BATE Borisov, Elbasani merr "mesazhin" nga
Story i ekipit të Vorës në Instagram drejtuar lojtarëve

 

 

Poll

Lexo gjithashtu