
Tirana ka përforcuar repartin ofensiv me një sulmues spanjoll. Bëhet fjalë për Víctor Fernández i cili është afrimi më i ri i bardhebluve në këtë merkato që do të jetë nën urdhrat e Vangjel Miles.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit. Sulmuesi 27-vjeçar i lindur në Barcelonë mbylli aventurën e tij me Nea Salamis në Qipro dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë Superiore.
Njoftimi zyrtar i Tiranës:
Víctor Fernández është bardheblu! KF Tirana mirëpret sulmuesin spanjoll Víctor Fernández, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri!
Me eksperiencë të vlefshme në futbollin spanjoll dhe një instinkt të lindur për golin, Fernández vjen për të shtuar shpejtësi, teknikë dhe vendosmëri në repartin ofensiv të bardhebluve.
Mirë se erdhe Víctor !