Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Goditje “BIG” e Tiranës, bardheblutë transferojnë ish-mesfushorin e Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Goditje “BIG” e Tiranës, bardheblutë
Tirana

Skuadra e Tiranës i ka ndezur fuqishëm “motorët” e merkatos gjatë këtyre ditëve. I fundit në listë që është afruar te ekipi kryeqytetas është Kleandro Lleshi. Lojtari në fjalë ishte në pronësi të Laçit, por duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të djerësisë të tjera ngjyra.

Lleshi konsiderohet nga klubi i Tiranës një mesfushor premtus dhe me potencial të madh. Kleandro është 25-vjeç, i gjatë 189 centimetra, i aftë të mbulojë edhe detyra defensive. Ja postimi i plotë i ekipit të Tiranës:

“Mirësevjen KLEANDRO LLESHI! Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Kleandro Lleshi, i cili prej sot është pjesë e ekipit tonë. Lleshi është një mesfushor i ri dhe premtues, me aftësi të spikatura teknike dhe disiplinë taktike. Ai i bashkohet ekipit tonë me ambicie të qarta për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të kontribuar në objektivat e klubit më të madh në vend.

Me teknikën, vizionin dhe përkushtimin e tij, Kleandro premton të jetë një aset i rëndësishëm për sezonin e ri! Përmes këtij afrimi, KF Tirana vijon të investojë në përforcimin e skuadrës dhe në ndërtimin e një grupi konkurrues dhe të motivuar, që i përgjigjet kërkesave dhe traditës së klubit më të trofeshëm në vend. I urojmë Kleandros mirëseardhje dhe suksese me fanellën bardheblu”.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga