
Arafat Doumbi është tashmë edhe zyrtarisht futbollisti më i ri i Partizanit. “Demat” kanë prezantuar mesfushorin, i cili pritet të marrë “çelësat” e mesfushës për këtë sezon.
Doumbi vjen pas eksperiencës së tij te CR Belouizdad, ekip ku aktualisht luajnë Redon Xhixha dhe Endri Çekici. 20-vjeçari ka nënshkruar për 4 vite me kryeqytetasit dhe me Partizanin do të jetë hera e parë për të që luan në Europë.
“FK Partizani ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër mesfushorin premtues nga Bregu i Fildishtë, Arafat Doumbia.
20 vjeçari ka nënshkruar me të kuqtë për 4 sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
Pas eksperiencës në kampionatin algjerian me CR Belouizdad, Partizani do të jetë aventura e tij e parë në Europë.
#ËelcometotheRedFamilyArafatDoumbia???? #MirësevjennëfamiljenekuqeArafatDoumbia”, shkruhet në postim.