
Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme në FSHF është konfirmuar se “Final – Four” do të vazhdojë të jetë aktive edhe për sezonin me ri.
Sipas përfaqësuesve të FSHF-së, kjo skemë ka sjellë më shumë tifozë në stadium dhe të ardhura për futbollin.
““Kampionati pati histori suksesi, vlen të tregohet, meriton gjithashtu që kjo strukturë të mbështetet dhe të përforcohet për vitin që vjen. Bashkë me ju kemi planifikuar një analizë të këtij sezoni. Do të vijojmë me ngulm lobimin me Qeverinë për ligjin e sponsorizimit.
Do të vazhdojmë me “Final – Four” për konsolidimin si një produkt premio dhe si një platformë forcimi dhe komerciale”, theksoi Aldi Topçiu, drejtor administrativ.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e FSHF-së, të të përfaqësuar nga delegatët e tyre.