Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ E mbylli me Tiranën, mesfushori i shtang të gjithë dhe firmos me rivalët e bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E mbylli me Tiranën, mesfushori i shtang të gjithë dhe
Qendrim Ismajli

Qëndrim Ismajli është futbollisti më i ri i Teutës. Mesfushori vendosi që të mbyllte aventurën me Tiranën, për të nisur një të re me rivalët e bardhebluve në Superiore.

“26-vjeçari i bashkohet Teutës nga KF Tirana, ku me paraqitjet e tij ka spikatur si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit, duke treguar cilësi, eksperiencë dhe stabilitet në repartin e mesfushës”, shkruan ndër të tjera klubi durrsak.  

Kujtojmë se Ismajli ka një karrierë interesante në Kosovë. Ai ka luajtur me ekipe si Gjilani, KF Dardana dhe Flamurtari. Ajo me Tiranën ka qenë aventura e parë në Shqipëri, ndërsa tani do të provojë edhe fanellën e “Djemve të Detit”.

Poll

Lexo gjithashtu