
Flamur Ruçi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Bylisit. Fantazisti ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me ballshiotët për të nisur një të re me kampionët e Egnatias.
23-vjeçari largohet kështu nga Bylis, pothuajse 4 vitesh e gjysmë. Ndërkohë që Newsport.al ka mësuar se Ruçi do të firmosë nesër me Egnatia një kontratë 3-vjeçare.
Njoftimi i Bylisit:
FK Bylis njofton arritjen e marrëveshjes, për transferimin e mesfushorit Flamur Ruçi te kampionët e Egnatias. Pas 5-viteve kontribut në klubin tonë, 1-vit aktivizim me moshat dhe 4-vite në ekipin e parë, Ruçi sot nis një eksperiencë të re. Beratasi kishte edhe 2-vite kontratë me skuadrën tonë.
FK Bylis e falënderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vijimin e karrierës së tij.
View this post on Instagram