Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Do të nisë aventurën belge, Serxho Ujka mesazh Egnatias: Faleminderit dhe mirupafshim!

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Do të nisë aventurën belge, Serxho Ujka mesazh Egnatias:
Serxho Ujka

Mesfushori me tipare ofensive Serxho Ujka i ka dhënë lamtumirën Egnatias, pas 1 vit me rrogozhinasit. Së fundmi ai ka shpërndar një mesazh në rrjetet e tij sociale, duke falenderuar kampionët e Shqipërisë. Aventura futbollistike e Ujkas do të vazhdojë në Belgjikë, konkretisht te ekipi i Zulte Waregem, teksa ka firmosur deri në verën e 2029.

Ja mesazhi i 26-vjeçarit për Egnatian: “Ka ardhur momenti për të thënë faleminderit dhe mirupafshim. Një falënderim i veçantë për presidentin Agim Demrozi, drejtorin Klejdi Zenelaj dhe trajnerin Edlir Tetova për besimin dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

Falënderime të panumërta për të gjithë shokët e skuadrës dhe tifozët e Egnatias, që më kanë dhënë motivim dhe forcë çdo ditë. Ky kapitull, i mbushur me trofe dhe emocione të veçanta, përfundon këtu. Përqafime për të gjithë. Serxho Ujka”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Serxho Ujka (@sergio_ujka)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga