Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Dinamo i jep prioritet të rinjve, 17-vjeçari firmos për 3 vite me kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dinamo i jep prioritet të rinjve, 17-vjeçari firmos
Bjorni Duka

Dinamo ka përforcuar skuadrën me një afrim nga Akademia e klubit. Kryeqytetasit kanë arritur akordin me Bjorni Dukën, 17-vjeçari i cili është po ashtu edhe pjesë e Shqipërisë U-19.

Mesfushori i ri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Dinamos.

“Bjorni Duka, lojtar i Akademisë së Dinamo City, ka firmosur kontratën e parë si profesionist. Mesfushori 17-vjeçar, pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ka nënshkruar për 3 vjet me klubin tonë.

Akademia e Dinamo City është gjithmonë në fokusin e presidentit Adrian Bardhi dhe klubit, pasi qëllimi është që kampionët e së ardhmes të lindin dhe rriten në shtëpi.

Pritet që rrugën e Dukës ta ndjekin shumë shpejt edhe elementë të tjerë të talentuar të Akademisë.”, shkruan klubi i Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga