Plarent Fejzaj është futbollisti më i ri i Ferizajt. Mesfushori 28-vjeçar vendosi që të largohej nga Kukësi, për të nisur një aventurë të re në Superligën e Kosovës.
Mesfushori ka një karrierë interesante në Shqipëri. Ai ka luajtur me ekipe si Bylis, Burreli, Kamza, Dinamo, Tomori, Kukësi dhe FC Turan në Kazakistan. Ndërkohë që lajmin për transferimin e tij, e ka bërë të ditur vetë klubi i Ferizajt.
NJOFTIMI:
Mesfusha forcohet me Plarent Fejzajn! Vazhdojmë me përforcime, duke siguruar shërbimet e mesfushorit Plarent Fejzaj. Fejzaj, futbollist shqiptar, së fundmi ishte pjesë e FK Kukësi, ku u dallua për energjinë, presingun dhe prezencën në mesfushë. Mirë se erdhe Plarent,suksese me fanellën bardhekaltër!
View this post on Instagram
