Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Deklarata e PAPRITUR nga Partizani, prezanton në stërvitje sulmuesin e ri të ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Deklarata e PAPRITUR nga Partizani, prezanton në stërvitje
Partizani

Vusal Isgandarli do të jetë futbollisti më i ri i Partizanit. Sulmuesi azer ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Boluspor, për t’u rikthyer në Superiore, por kësaj here me “Demat”.

Kujtojmë se Isgandarli u largua nga Egnatia në janar të vitit të shkuar, teksa tashmë ka vendosur të rikthehet në Shqipëri me një tjetër ekip. Madje, 29-vjeçari i është bashkuar Partizanit në stërvitje. Sulmuesi ka firmosur me "Demat" një kontratë 1-vjeçare, por ka opsionin e rinovimin edhe për një tjetër sezon.

Klubi i kuq sqaron gjithçka me deklaratën e fundit, duke treguar se Isgandarli është bashkuar në stërvitje me autorizim nga turqit e Boluspor. Kjo pasi azeri është ende në kontratë me Boluspor, ndërsa ZYRTARISHT pjesë e Partizanit do të jetë nga 1 korriku.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga