
Carmona
Bylisi vazhdon me përforcimet në këtë merkato. Ditën e sotme pas portierit, Jeremy Emmanuel Varchoux ka prezantuar një tjetër futbollist.
Këtë herë bëhet fjalë për një mbrojtës. David Carmona Sierra është futbollisti më i ri i ballshiotëve. Mbrojtësi i djathtë është vëmë menjëherë nën urdhrat e Mirel Josës, duke nisur kështu me përgatitjet për sezonin e ri.
“David Carmona Sierra, mbrojtës i djathtë, i datëlindjes 11 janar 1997, do të jetë pjesë e skuadrës sonë në vijim. Carmona sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Asteras Tripoli, në Superligën greke, ndërsa në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e ekipeve spanjolle Sevilla, Cadiz, Racing Santander”, shkruhet në postimin e klubit.
View this post on Instagram
Poll