Sulmuesi shqiptar Medin Memeti, po demostron pas çdo ndeshje se çfarë “nuhatje” të frikshme ka para portës mike. Pjesë e Melbourne City në Australi, “pyka” 18-vjeçare, shënoi i vetëm 4 gola me “Kangurët” në ASEAN U19 Boys Championship, ku Australia U-19 fitoi 10 – 0 kundër Filipine U-19.
Medin Memeti e hapi serinë e golave perosnale në minutën e 8-të, për të vijuar në 27’, 41’, 66’ dhe 71’. Paraqitje mbreslënëse dhe sinjal i qartë se me këtë ritëm, shumë shpejtë mund të arrij te përfaqësuesja e madhe.
Shqipëria nga krahu tjetër, nuk ka qëndruar “këmbëkryq”. Interesimi i Kombëtares është prekur shpeshë si temë, ku Alban Bushi në pozitën e trajnerit U-21 te kuqezinjtë, e ka lënë të nënkuptuar se janë në tentativa mes palëve.
Goli i Medin Memetit
