Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ As Dinamo, as Ballkani, as Partizani, Denisson surprizon me klubin e ri dhe bashkohet me ish-in e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ As Dinamo, as Ballkani, as Partizani, Denisson surprizon me klubin e ri
Denisson

Denisson Silva befason me klubin e ri. Fantazisti që bëri ‘lëmsh’ 3 ekipe ka vendosur të transferohet në Korenë e Jugut tek ekipi i Chungnam Asan që militon në Ligën e Dytë. Partizani e Ballkani, por edhe Dinamo zhvilluan negociata me javë të tëra për të siguruar firmën e tij ama pa sukses

Braziliani ka firmosur një kontratë të vlefshme për 2 vite e gjysmë dhe do të jetë një përforcim për skuadrën që ka si objektiv rikthimin në elitën koreano jugore.

Sulmuesi 26-vjeçar ishte pjesë thelbësore e Dinamos që prej vitit 2022 dhe mbante një peshë të rëndësishme në skuadër sidomos në sezonin e fundit ku shënoi plot 8 gola dhe u aktivizua në të gjitha ndeshjet e kampionatit.

Në klubin e ri, Denisson do të gjejë një tjetër brazilian nga Superiorja. Kaina Nunes u transferua në janar tek ky klub që pagoi 100 mijë euro në arkat e Tiranës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 충남아산FC Chungnam Asan FC (@asanfc2020)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga