
Me vetëm shtatë ndeshje të luajtura gjatë sezonit të kaluar, Ardit Hoxhaj ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi i vlonjatëve në rrjetet sociale.
30-vjeçari ka falenderuar klubin dhe presidentin Idrizi, por jo të njëjtën gjë ka bërë për Agostinelin. Hoxhaj është shprehur se ish-tekniku i Flamurtarit ka dashur t’i prishë karrierën.
Njoftimi zyrtar i Ardit Hoxhajt:
Përshëndetje! Dua t’u bëj me dije se nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Flamurtarit jam lojtar i lirë.
Dua të falenderoj Presidentin e ekipit Sinan Idrizi për mundësinë e dhënë të jem pjesë e Flamurtarit.
Mbas një viti të veshtirë në aspektin personal ku erdha me dëshirën më të madhe për të kontribuar për ekipin, por nuk e kuptova kurrë se çfarë ndodhi, dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur tifozat e Flamurtarit @flota__kuqezi__official, familjen time dhe gjithë shokët e ekipit.
Një falenderim dhe për trajnerin Andrea Agostineli që ka dashë të ma prishë karrierën që kur isha fëmijë me ekipin e Skënderbeut dhe përsëri tani te Flamurtari. Më bëri një lojtar më të fortë dhe me më shumë suksese gjatë rrugës. Edhe ky vit ishte një mësim i mirë. Të gjithë jemi kalimtar Flamurtari është i përjetshëm. Suksese në Superligë Flamurtari.