
Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e titullit mes Vllaznisë dhe Egnatias, përballje kjo që do të startojë në orën 20:00 dhe do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”.
Një sfidë e cila do të vendosë edhe skuadrën kampione të këtij sezoni. Shkodranët do të luftojnë për titullin e dhjetë në histori, ndërsa rrogozhinasit për trofeun e dytë rresht.
90-të minuta spektakolare, ku mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë. “Newsport.al” ka mësuar se sa bileta janë shitur. Deri më tani janë mbi 11.000 bileta të shitura, teksa numri i tyre do të vazhdojë të rritet edhe në orët në vazhdim.
Pavarësisht se ditën e djeshme vendi ynë zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe ditën e sotme vazhdon numëriki i kutive, sërish vëmendja mbetet nga Superiorja.