Në javën e 24-të të Superiores, Partizani e “veshi” kryeqytetin të kuq, pasi fitores 2 – 0 kundër Tiranës. Një triumf që vlen më shumë se 3 pikët, aq me tepër kundër rivalit të “përbetuar”.
Diferenca me objektivin “Final 4” në Superiore është vetëm 3 pikë larg. Ish-sulmues i “Demave të Kuq” Jasir Asani nuk ka qëndruar në “heshtje”.
Në postimin e drejtorit sportiv të Partizanit Agim Ibraimi, ku ekipi i “kuq” feston fitoren në derbi, Asani komenton: “Drejtori sportiv më i mirë në Shqipëri”.
Si Asani dhe Ibraimi janë shqiptar të Maqedonisë, ku njëri ka lindur në Shkup dhe tjetri në Tetovë. Në “vorbullën” e komenteve ishte edhe lojtari i kryeqytetasve Valentino Murataj: “Urime për derbin drejtor! S’do provosh shije tjetër veç fitores”.
