Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Xhuliano Skuka “hedh pas krahëve” eliminimin te Partizani, sulmuesi i “fut të dridhurat” Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Xhuliano Skuka “hedh pas krahëve” eliminimin te Partizani,
Partizani

Sulmuesi Xhuliano Skuka e ka “hedhur pas krahëve” humbjen dhe eliminim nga Kupa e Shqipërisë kundër Elbasanit, edhe pse pati mjaft kontestime.

Në një “story” të fundit në rrjetin social “Instagram”, 27-vjeçari ka shpërndarë foton me uniformën e Partizanit, ndërsa pas shpine ndodhet emblema e klubit të kuq.

Skuka ka vendosur në sfond këngën e reperit botëror Travis Scott me titullin “I know?” Në shqip do të thotë “e di?” Mesazhi i Skukës i referohet derbit me Dinamon, e planifikuar më datën 9 mars, stadiumi “Elbasan Arena”, java e 27-të në Superiore. Fakti që të dyja ekipet luftojnë për një vend në “Final Four”, e bën akoma më interesante këtë përballje.   

Xhuliano Skuka “hedh pas krahëve” eliminimin te Partizani,
"Story" i Xhuliano Skukës në "Instagram"

 

Poll

Lexo gjithashtu