
Partizani nuk po gjenë dot qetësinë në këtë sezon. Dëmtimi i Xhuliano Skuka u dëmtua së fundni në stërvitje dhe kjo ka shtuar akoma më shumë “hallet” te Mladen Milinkovic.
Por jo vetëm kaq, pasi ndaj Elbasanit sulmuesi dibran bëhet i 9-ti që do të mungojë për shkak dëmtimesh. Këto të fundit kanë “sakatuar” ekipin, duke bërë që thuajse një “skuadër” të jetë jashtë për probleme me dëmtimet.
Të tjerë që nuk do të llogariten për duelin me verdheblutë janë Pano Qirko, Saliu Sembene, Carlos Martinez, Paulo Buxhelaj, Mateo Shanaj, Arafad Doumbia, Albers Keko dhe Amos Nondi.
Mbetet të shihet se cilët do të jenë të përzgjedhurit e Milinkovic për të luajtur ndaj Elbasanit. Dueli mes Partizanit dhe Elbasanit është programuar të startojë në orën 19:00.