Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Wotlai u la i lirë, i uroj suksese”, Edlir Tetova: Sot e merituam fitoren, fusha ishte e rënduar

Shkruar nga NEWSPORT
“Wotlai u la i lirë, i uroj suksese”, Edlir Tetova: Sot e
Edlir Tetova

Egnatia arriti të mposhtë Bylisin ditën e sotme me rezultatin minimal 1-0. Në përfundimin e takimit, trajneri i Egnatias Edlir Tetova doli në prononcim për mediat në fund të takimit.

“Nuk pashë gjë ndryshe tek ekipi sepse ishim gjithë kohës në manovër. Mungonte ritmi sepse nuk kishim qarkullim topi. Siç shkoi loja interpretimi i skuadrës ishte i mirë pasi edhe Bylisi u mbrojt mirë. Përsa i përket lojtarëve, është dakordësi e klubit sepse presidenti e sheh si biznes punën.

Dy javorëshi na shërbeu për të kualuduar manovrat tona. Megjithatë është shumë herët për të folur pasi kemi shumë javë përpara. Organika është e plotë, jam i kënaqur. Është vetëm pjesa e punës sepse na duhet më pak përqendrim për të shkuar në portën e kundërshtarit. Ekipi i Bylisit ishte shumë mbrapa, sot mungonte edhe Fernando për shkak dëmtimi dhe ishim të detyruar të punonim kështu. Ai është më kompetitiv dhe ka katër vite këtu.

Çdo lojtar do minutat e veta, do ketë ndryshime ndeshje pas ndeshje. Kam 18 lojtarë që e prekin fushën shumë mirë. Më tepër është të fus skuadrën në atë identitetin siç e mendoj unë futbollin. Fusha u rëndua, këtu ishte e pamundur për të prekur topin e dytë dhe e bëmë golin në tranzicion. Mendoj që e merituam fitoren.

Wotlai? Ishte minutazhi i pakët, ishte një mundësi siç erdhi Kryeziu. Ai mbetet një lojtar i shkëlqyer dhe i uroj suksese. U la i lirë të largohej.”, u shpreh Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu