Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vuajtëm finalizimin para porte”, Enkeleid Dobi “qan” barazimin me Tiranën: Në pjesë e parë meritonim dy gola

Shkruar nga NEWSPORT
“Vuajtëm finalizimin para porte”, Enkeleid Dobi
Enkeleid Dobi

Trajneri i Teutës Enkeleid Dobi ka reaguar pas barazimit me Tiranën, ndeshje e vlefshme për javën e 7-të në Superiore. Ekipi durrsak ështrë i vetmi në kampionatin shqiptar për këtë sezon që ende nuk e njeh humbjen:

“Do punojmë, por kjo ndeshje na tregon, na dëshmon që jemi në rrugën e duhur. Por vuajmë finalizimin. Nuk po themi që nuk është fati me ne, por në disa raste mungon maturia e qartësia për të finalizuar e për të bërë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur. Na vjen keq se sot luajtëm një futboll të mirë, e meritonim fitoren.

Tani që u futa në dhomat e zhveshjes, ka një energji sikur e kanë humbur, janë të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm që sot na mungoi vetëm fitorja. Ishim të kujdesshëm se e dinim që Tabeku është një nga pikat më të forta të Tiranës. Duhet të përshtatemi, nuk mund t’ia lejonim vetes, duhej të kishim ekuilibër.

Përgjoni ka bërë një ndeshje shumë të mirë nga performanca dhe detyrat, edhe në pjesën e dytë ishim aktiv nga krahët, finalizimi mungoi. Nuk mund të them që bëmë ndeshjen perfekte, por atë që punojmë çdo ditë sot i pamë, mënyrat si i ndërtojë, sulm pozicional, fazë tranzicioni, presing i lartë dhe i mesëm.

E vetmja është finalizimi, nuk u vë faj çunave se e duan më shumë ata. Por duhet të jenë më të qartë apo të qetë për të finalizuar në metrat e fundit. Në pjesën e parë meritonim dy gola, edhe pjesën e dytë ishim superiorë, e kontrolluam të gjithë lojën.

Koncepti ynë është që minimalisht të kemi 5 lojtarë në zonën e kundërshtarit. Ndonjëherë jo të gjitha shkojnë si duam e provojmë. Por ne i kemi njerëzit, ai topi nuk po vjen, nuk po gjejmë lojtarin që ta finalizojë. Goli të jep qetësi. Unë jam mëse i kënaqur nga loja e të gjitha, por është vetëm finalizimi.

Duhet të bëhemi të durueshëm, të punojmë për këtë. Djemtë janë të fokusuar, por jam mëse i sigurt që në rrugën që jemi, në drejtimin e linjat e duhura, po të shtojmë finalizimin, do të jemi akoma më solid. Nuk janë ndeshje të lehta, kampionati shqiptar nuk ka ndryshime mes ekipeve.

Janë detaje, episode e disa gjëra që bëjnë diferencën. Janë gjëra të vogla, por ato detajet e vogla duhet t’i bëjmë në favorin tonë. Po rritemi e duhet të jemi të durueshëm, nuk duhet të futemi në siklet me mendimin që nuk po shkon. Ajo do vijë, duhet të jemi konsistent në mënyrën e punës që bëjmë çdo ditë dhe jam i sigurt që do vijë sesbën”.

Poll

Lexo gjithashtu