
Te skuadra e Vorës nuk kanë ndërmend të ndalinn “vrullin” e përgatitjeve. Ekipi ka mbyllur fazën e parë përgatitore në Ohër të Maaqedonisë.
Por nuk janë mjaftuar me kaq. Klubi ka bërë të ditur se skuadra do të udhëtojë drejt Korçës për të vazhduar edhe disa ditë të tjera fazën përgatitore për sezonin e ri. Nesër ekipi do të zbarkohë në Korçë, ku do të qëndrojnë plot 10 ditë.
Gjatë kësaj do të luhet edhe një ndeshje miqësore kundër Skënderbeut në mënyrë që Arian Bellai të shikojë dhe sutdiojë lojtarët që do të ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ri që do të luajë në Superiore.
Siç dihet, Vora u shpall ekipi kampion i Kategorisë së Parë, duke siguruar ngjitjen në Superiore për herë të parë në historinë e klbit. Padiksutim që drejtuesit synojnë dhe kanë objektivat e qarta për sezonin e ri, ku dëshirojnë të lënë gjurmë në elitë.
View this post on Instagram