Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznisë s’i shqitet “tersi” edhe pas përfundimit të sezonit, ish-ët e shkodranëve e bëjnë për “ujë të ftohtë”: Në fund, triumfi i përket... (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznisë s’i shqitet “tersi” edhe pas përfundimit
Vllaznia dhe Logoja e Egnatias

Edhe pse klubet e Superiores janë fokusuar totalisht në fazën përgatitore për të qenë plotësisht të gatshme për sezonin e ri, ku fillimisht janë ndeshjet kualifikuese të Kupave të Europës për t’u luajtur, ngacmimet nuk kanë munguar edhe pas përfundimit të sezonit të kaluar.

Këtë herë, kryefjalë janë bërë ish-drejtori sportiv Tefik Osmani dhe përgatitësi atletik i Egnatias, Aurel Locaj. Shkak është bërë një postim i këtij të fundit, i cili zyrtarizon dhe përvojën e tij më të re në rrjetet sociale, kalimin te kampionët e Shqipërisë.

“Në fund, triumfi i përket durimit”, shkruan Locaj, teksa në komente i bashkangjitet pikërisht Osmani i cili i drejtohet nëse përmes këtij statusi ka dashur të “godasë” me emra konkretë, por vetë përgatitësi atletik i është përgjigjur me një “ironi” të përzgjedhur duke thënë: Emrat i nxjerr deti avazh avazh në breg.

Në eksperiencat e mëparshme, si Locaj ashtu edhe Osmani kanë punuar te Vllaznia në periudha të ndryshme, dhe bazuar në reagimet e këtij statusi, shumë nënkuptime mund të përkthehen si “thumbe” ndaj shkodranëve.

Vllaznisë s’i shqitet “tersi” edhe pas përfundimit
Postimi i Aurel Locaj dhe reagimi në koment i Tefik Osmanit

 

Poll

Lexo gjithashtu